"Huthi, pirateri ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake"/ Tafani: Në të drejtën ndërkombëtare, kjo është akt l*fte

Analisti Endri Tafani ka qenë i ftuar në emisionin "Drejt", ku foli për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe për argumentet ligjore që po përdorin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përballjen me Iranin.

Në analizën e tij, ai shpjegoi se arsyetimi amerikan lidhet me veprimet e rebelëve Huthi në Jemen, të cilët konsiderohen aleatë të Teheranit.

“Huthit, të cilët janë proksi të Iranit, kanë goditur jo vetëm anije tregtare, që konsiderohet akt piraterie, por edhe anije ushtarake. Në të drejtën ndërkombëtare, të godasësh një anije ushtarake është akt lufte.”- tha ai.

Sipas tij, pikërisht këtu mbështetet argumenti amerikan. Nëse Irani furnizon dhe drejton këto grupe, atëherë sulmet e tyre mund të interpretohen si sulme të tërthorta të vetë Iranit ndaj forcave amerikane.

“Interpretimi që bëjnë Shtetet e Bashkuara është që Irani i furnizon me armë dhe i komandon. Pra krijohet një zinxhir lidhjeje që tregon se sulmi në fund vjen nga Irani.”- shtoi Tafani.

Megjithatë, ai sqaroi se kjo mbetet një çështje interpretimi në të drejtën ndërkombëtare.

Sipas disa ekspertëve, kontrolli i Iranit mbi Huthit mund të mos jetë i plotë, çka e bën të diskutueshme nëse këta të fundit mund të konsiderohen drejtpërdrejt agjentë të shtetit iranian.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":