"Bashkëpunimi SHBA-Izrael është historik"/ Netanyahu: Vazhdojmë godasim objektivat e regjimit iranian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 18:57
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së në fushatën kundër Iranit është historik, gjatë vizitës së tij në bazën e Forcave Ajrore izraelite Ovda në jug të Izraelit, ku stacionohen avionë izraelitë dhe amerikanë.
“Vazhdojmë të godasim objektivat e regjimit terrorist në Iran, si dhe elementët terroristë në Liban,” tha Netanjahu.
“Arritjet deri tani janë të rëndësishme, por puna që mbetet përpara është ende e madhe.”
