"Shqipëria nuk ka çfarë të bëjë në këtë konflikt"/ Malësia: S'ka as fuqinë ushtarake, as ekonomike për të diktuar për l*ftën
Gazetari Xhoi Malesia ka qenë i ftuar në emisionin "Drejt", ku foli për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe pozicionin që mund të ketë Shqipëria në këtë situatë.
Në analizën e tij, ai u ndal te pesha reale që ka Shqipëria në një konflikt të tillë ndërkombëtar, duke e konsideruar rolin e saj të kufizuar.
“Shqipëria, të jemi të sinqertë, nuk është se ka çfarë të bëjë në terma madhorë në këtë konflikt. Nuk ka as fuqinë ushtarake, as ekonomike për të diktuar diçka. Mund të mbajë thjesht një qëndrim politik.”- tha ai.
Malësia foli edhe për mënyrën se si po pozicionohen fuqitë e mëdha në këtë përplasje.
Sipas tij, përballja duket se po shtyhet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, ndërsa vendet europiane po mbajnë një qasje më të rezervuar.
Ai përmendi edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka bërë të ditur se nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes për operacionet ushtarake.
“Kur marrim parasysh që Macron tha se nuk u njoftua dhe nuk mori pjesë në operacione, paramendo ku hyn Shqipëria në të gjithë këtë.”- shtoi Malësia.
Në diskutim u prek edhe roli i institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila sipas tij shpesh shihet si një strukturë burokratike me fuqi të kufizuar për të ndikuar realisht në konfliktet ndërkombëtare.
Ai përmendi edhe dështimet e mëparshme të komunitetit ndërkombëtar në menaxhimin e krizave, si rasti i Masakra e Srebrenicës, që shpesh përmendet si shembull i paaftësisë për të parandaluar tragjedi të mëdha.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":

