Balla sqaron propozimet e PS për ndryshimet në Kuvend: S’ka mohim të së drejtës së fjalës, 5 minuta janë mjaftueshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 12:46
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, sqaroi nismën e maxhorancës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Ai tha se përgjysmimi i fjalës së deputetëve, në 5 minuta është më se normale.
Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për mohim të se drejtës së fjalës.
“S’ka mohim të së drejtës së fjalës, 5 minuta janë mjaftueshëm!”, tha ai. Mes të tjerash ai tha se opozita duhet t’i përgjigjet ftesës së Peleshit për të bashkëpunuar dhe më pas miratuar këto ndryshime.