Misja: Tiranës i duhen trotuare dhe transport publik, jo vetëm kulla
E ftuar në “N’Qytet me Maksi”, pedagogia e arkitekturës, Alketa Misja foli për zhvillimin urban të Tiranës dhe përvojën e saj në botën akademike.
Misja u ndal edhe te studentët e arkitekturës, duke theksuar se në vitin e pestë shpesh vihet re një ulje e frekuentimit të tyre në fakultet.
“Unë kam mjaft vite që jam shkëputur nga bota akademike. Ka qenë një periudhë shumë e pasur, me shumë transformime. Fillimi i fakultetit na gjeti në një kohë kur pothuajse programet mësimore ishin ende të monizmit. Pas vitit 1995 nisën të ndryshonin programet dhe mënyra e mësimdhënies”, u shpreh ajo.
Duke folur për zhvillimin e kryeqytetit, Misja theksoi se problemet e Tiranës janë të dukshme për këdo që del në rrugë.
“Mjafton të dalësh në rrugë dhe e sheh se çfarë i duhet Tiranës. Transporti publik është skandaloz, qytetit i duhen trotuare. Tiranës i është prishur qeliza e banimit, ndërkohë që bëhen vazhdimisht konkurse për kulla”, u shpreh pedagogia.
Në fund, ajo theksoi se zhvillimi urban duhet të fokusohet më shumë te cilësia e jetesës së qytetarëve dhe jo vetëm te ndërtimet e larta.
Bota e civilizuar i jep shume rendesi mobilimit urban te qyteteve, e ne kete sens ka shume nevoje edhe per shperfaqje mediatike ne menyre profesionale, ndaj arkitekti i talentuar mirditas Maks Kola, ka nisur nje Podcastit krejt ndryshe, mirefilltas dedikuar qyteteve shqiptare.
Ai shprehet "Nje dimension i ri per mua ne jeten time profesionale e shoqerore. Ku nga vete titulli te lë te kuptosh, qe temat e bisedes do jene rrerh qyteteve, historise tyre, njerezve, arkitektures, urbanististikes, artit urban e inxhinierise!
Shpresoj te mbush sado pak nje vakum mediatik, qe ka shperfillur nje fushe te rendesishme te Shoqerise, qe lidhet me cilesine e jetes sone!"
