SHQIPËRIA “PRIN” NË TURIZËM EUROSTAT: 9.7 milionë net-qëndrime në 2025, rritja më e lartë në Europë
Shqipëria shënoi rritjen më të lartë të net-qëndrimeve turistike në Europë edhe në vitin 2025, me rreth 9.7 milionë net dhe një rritje gati 30% krahasuar me një vit më parë. Sipas Eurostat, kjo rritje është shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 2.2% dhe u udhëhoq kryesisht nga turistët e huaj.
Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të net-qëndrimeve të turistëve në Europë edhe në 2025-n, sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Europian.
Gjithësej 9.7 milionë net-qëndrime në vitin 2025, QW sipas Eurostat shënon një rritje prej gati 30% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Krahasimi I të dhënave tregon se rritja e Shqipërisë është shumë më e lartë sesa mesatarja e
Bashkimit Europian, që në total arrin prej 2.2%.
Rritjen më të lartë në Shqipëri e shënuan të huajt, me 36.4%, që mbetet më e larta në Europë. Vendasit i shtuan net-qëndrimet me 14.5%.
Mali i Zi, që është konkurrenti direkt i Shqipërisë shënoi një rënie prej 0.2% të net-qëndrimeve në 2025-n.
Shkëlqimi ka rënë dhe për Kroacinë, që regjistroi një ndryshim pozitiv prej vetëm 1.2%. Italia kishte një rritje prej 4.4%.
Shteti i dytë pas Shqipërisë, me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve është Malta, me një zgjerim prej 10.1%.
Sipas Eurostat, viti 2025 shënoi sërish një numër rekord net-qëndrimesh turistike në Bashkimin Europian, me 3.09 miliardë netë të kaluara në strukturat e akomodimit turistik në gjithë BE-në
Kjo përfaqëson një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2024.
Në 24 nga 27 vendet e BE-së, numri i netëve të qëndrimit në vitin 2025 ishte më i lartë se në vitin 2024.
Numri më i madh i net-qëndrimeve u regjistrua në Spanjë, ku u shënuan mbi gjysmë miliardi net (514 milionë).
Krahasuar me vitin 2024, u regjistruan 66.4 milionë net më shumë. Kontributet më të mëdha në këtë rritje, në terma absolutë, erdhën nga Franca (+14.0 milionë net), Italia (+10.7 milionë) dhe Franca (+8.5 milionë).
Rritja prej 66.4 milionë net në vitin 2025 do të thotë se, mesatarisht, 182 mijë turistë më shumë qëndruan çdo natë në strukturat e akomodimit në BE krahasuar me një vit më parë.
Në një natë mesatare gjatë vitit 2025, 8.5 milionë shtretër në strukturat e akomodimit turistik në BE ishin të zënë nga turistët.
