L*fta në Lindjen e Mesme/ Klodian Muço: Rritja e çmimeve të energjisë rrezikon ekonominë shqiptare
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ekspert ekonomie Klodian Muço paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritja e mundshme e çmimeve të energjisë mund të rëndojnë edhe më tej ekonominë shqiptare, duke thelluar kostot e prodhimit dhe vështirësitë për shtresat më vulnerabël.
"Po Shqipëria ka sfida shumë të mëdha. Në qoftë se në të kaluarën i kemi përmendur sfidën e papunësisë, sfidën e migracionit, sfidën e mungesës në disa raste të investimeve, sot që ne po flasim, Shqipëria ka një plakje të shpejtë të popullsisë.
Shqipëria ka mungesë të fuqisë punëtore, ka një rritje të kostove të prodhimit që pastaj e bëjnë jo shumë kompetitive në tregjet globale e të tjerë.
Kështu që domethënë në të tilla kushte një rritje e çmimeve të sektorit të energjisë në tërësi, pra jo vetëm të naftës, po kjo mund të jetë edhe te energjia elektrike e të tjerë, do ta, do ta vështirësonte edhe më tej prodhimin, do t'i rriste edhe më tej kostot e prodhimit që e bëjnë pastaj gjithmonë e më të pamundur ekonominë shqiptare që të konkurrojnë në tregjet globale, që kjo pastaj ka efektet e rritjet e çmimeve, rritjet e çmimeve tek konsumatorët.
Nuk duhet të harrojmë që ne vazhdojmë akoma që gati 1/3 e popullsisë të jetë pensionista, që pensionet, për fatin tonë të keq, janë në shumë raste mbi 50% e pensionistëve marrin më pak sesa ajo që është përcaktuar minimumi jetik, edhe pse nuk është përcaktuar në mënyrë direkte nga shteti.
Kemi po ashtu rreth 40% të popullsisë, apo ndoshta dhe diçka më tepër sesa 40% që konsiderohet popullsi, popullsi e varfër apo që një studim të publikuar pak kohë më parë tregonin që e kishin të pamundur të kursenin, të kishin, të kursenin edhe 1000 euro për një, për një event të papritur e të tjerë. Tregon në një farë mënyre që Shqipëria është një, është një vend me një popullsi shumë vulnerabël nga këndvështrimi ekonomik.
Kështu që normalisht efektet nuk janë vetëm te sektori energjetik, por pastaj përhapen në të gjithë sektorët, në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë", u shpreh Muço.
