“E keni zegjinizuar parlamentin”, Zeqineja i kthehet Nokës: Ty Muli të vjen hakut vetëm Gazi. Bëre me shtëpi kunatat e tua rumune, greke e bullgare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 11:37
Pasi i zuri emrin në gojë, deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës.
Ajo akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër e motra, e kunata.
Zegjine Çaushi: Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj.
