Bardhi takohet me ambasadorin e Kroacisë dhe Sllovakisë: Integrimi në BE duhet të bazohet në demokraci dhe zgjedhje të lira
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramarić, dhe Ambasadorin e Sllovakisë, Albin Otruba. Në një postim në Facerbook, Bardhi shkruan se integrimi europian duhet të jetë një proces i bazuar në standarde, demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Më tej, Bardhi thekson se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka dështuar të përmbushë këto standarde, duke e akuzuar për korrupsion, bashkëpunim me krimin e organizuar dhe minimin e proceseve demokratike në vend.
Postimi i Plotë:
Kënaqësi takimi me Ambasadorin z. Zlatko Kramaric dhe Ambasadorin z. Albin Otruba, përfaqësues të dy vendeve mike Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë, ku rikonfirmuam edhe njëherë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane. Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit, siç tregon rasti i fundit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo qeverisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç na provojë afera e AKSHI-t. Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europia jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend. Edi Rama qartësisht nuk e garanton këtë. Ai është peng i korrupsionit të tij.
