"Molotovi nuk kontrollohet"/ Kume: Veprimet e dh*nshme janë të rrezikshme, justifikimi i Berishës jashtë logjike

Në një intervistë të dhënë nga ambientet e Kuvendit për "Ora News", deputeti i Partisë Socialiste, Loer Kume, ka hedhur dritë mbi lëvizjet e fundit në qeveri dhe ka dënuar ashpër aktet e dhunës në protestën e opozitës, duke e cilësuar justifikimin e Sali Berishës si të palogjikshëm.

I pyetur në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar, Kume shpjegoi se ato janë në përputhje me një filozofi të re të kryeministrit Edi Rama, të shprehur gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Sipas deputetit, Rama ka deklaruar se për shkak të kërkesave të rrugës drejt Bashkimit Evropian, ai nuk do të jetë më një “trajner futbolli, por një trajner basketbolli”.

Kjo metaforë nënkupton një ritëm të ri dhe pritshmëri më të larta nga i gjithë ekipi qeverisës. 

"Kryeministri Rama në asamblenë e Partisë Socialiste deklaroi që unë këtë mandat të katërt për shkak të egzigjencave që paraqet Bashkimi Europian, nuk do jem më trajner futbolli, po do jem trajner basketbolli.

Pra do kem tjetër ritëm dhe do pretendoj tjetër ritëm nga gjithë ekipi im.

Ndaj, në përputhshmëri të kësaj filozofie të tijes, jemi në emra të rinj dhe në formacionin e ri të kabinetit.

Sapo të dali me raportin e tij grupi socialist i Komisionit të Imuniteteve, atëherë ne do mund të bëjmë një deklaratë zyrtare. Në këtë moment që jemi, nuk kemi një deklaratë zyrtare. 

Kjo nuk është, besoj, biem të gjithë dakord që kjo nuk është çështje e linjës së partisë, kjo është thjesht çështje linje logjike. Nga momenti që diskutojmë sulme me molotov, pra shprehja sulme me molotov i thotë të gjitha.

Nuk po flasim për goditje me molotov ndaj një objekti apo ndaj një grupi njerëzish, po po flasim për rrezikshmërinë e lartë që paraqet kjo lloj sjelljeje dhe këto lloj veprash, që normalisht janë vepra penale, ndaj jetës së njerëzve, jo ndaj një objekti apo ndaj një grupi të caktuar njerëzish me përkatësi të caktuar, po themi, francezë apo gjermanë apo shqiptarë qofshin.

Ka një problem shumë të madh që neve duhet të, duhet të marrim dhe duhet të përçaktojmë qartë pikënisjet e një mendimi. Normalisht po diskutojmë sot që ajo vilë, vila 31 është rezidenca e Art Explorës.

Vila 31 nuk ka pikën e rëndësisë se çfarë rezidence është.

Aty brenda mund të ketë roje, mund të ketë pastruese, mund të ketë njerëz që kryejnë një funksion të caktuar. Fakti i deshi konkretisht që aty ka artistë, kombsive të ndryshme që vijnë dhe bëjnë art në rezidencë.

Në momentin që ditën e shtunë, në orën me fluksin më të madh dhe në zonën me fluksin më të madh të njerëzve në kryeqytet, dalin njerëz dhe qëllojnë me molotov në ambiente publike dhe godasin vilën 31 në këtë rast ose çfarëdo gjëje tjetër, sepse molotovin ti nuk e kontrollon.

Molotovi është një shishe e mbushur me benzinë. Bëjnë këto veprime në prezencë të njerëzve të shumtë. Kjo rrezikon jetë njerëzish, qofshin artistë apo qofshin të çfarëdolloj funksioni të caktuar.

Nuk ka pikën e rëndësisë. Nga momenti që atenton jetën e njerëzve, kjo është praktikisht është e tmerrshme dhe e pakonceptueshme.

Nuk është justifikim dhe nuk është, është jashtë logjike që të thuash unë nuk e dija që aty kishte artistë. S'ka artistë. Ka, është një qen që po fle. S'ka rëndësi fare, te ky cepi i rrugës.

Ç'janë këto molotovë që godasin në mes të kryeqytetit? Kështu që kjo nuk është çështje ndjese, është çështje perceptimi dhe konceptimi të një proteste.

Çdo njeri i vetëm, çdo grup politik, çdo grup social ka të drejtën të protestojë për çështjet që ai i quan të drejta dhe protesta ju bëftë dritë. Po protesta ju bëftë dritë, jo ju bëftë zjarr", u shpreh Kume.