Braçe kërkesë Ministres së Ekonomisë: Gjeni zgjidhje për pensionistët që nuk përfituan nga skema e kompensimit

Deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë një kërkesë Ministres së Ekonomisë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave. 

Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe theksoi se kjo do të zgjidhte një padrejtësi për pensionistët.  

'Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte dhe do zgjidhte një padrejtësi,' tha Braçe.