Sulmet Izrael-Iran/ Ministria e Jashtme apel për shqiptarët të tregojnë kujdes në territorin izraelit, ja kontaktet për emergjencat
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael, në kushtet e situatës së jashtëzakonshme atje.
Në mesazh u kërkohet qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje informacionet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë të dhëna nga autoritetet vendore izraelite.
Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër zhvillimet.
Sipas njoftimit, përfaqësia diplomatike është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe e hapur për çdo qytetar shqiptar që ka nevojë për ndihmë.
Për raste emergjente, qytetarët shqiptarë që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrat:
+972 54 904 2813
+972 54 480 6601
Autoritetet bëjnë apel që këto numra të përdoren vetëm nga qytetarët që ndodhen në Izrael dhe vetëm për raste emergjente.
Këto kontakte nuk janë në dispozicion për informacion për median.
