“FLETËRRUFE” PËR LIGJVËNËSIT KINEZË/ Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor shkarkon 19 zyrtarë

Kina ka shkarkuar 19 zyrtarë, përfshirë nëntë figura të larta ushtarake, ndërsa nuk ka dhënë ende arsye zyrtare për largimet. Nisur nga deklarimet e mëhershme të presidentit Xi Jinping dyshohet se lëvizjes janë pjesë e një fushate kundër korrupsionit dhe një moment i forcimit të kontrollit mbi ushtrinë.

Kina ka shkarkuar 19 zyrtarë nga lista e ligjvënësve përpara mbledhjes së saj më të madhe vjetore politike, përfshirë nëntë figura të larta nga ushtria.

Njoftimi u bë nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor, organi më i lartë legjislativ i vendit.

Megjithëse nuk është dhënë një arsye zyrtare për këto largime, zhvillimi vjen vetëm pak javë pasi presidenti Xi Jinping shkarkoi gjeneralin Zhang Youxia, një nga aleatët e tij më të afërt në ushtri, me akuza për shkelje serioze të disiplinës dhe ligjit, formulim që zakonisht përdoret si eufemizëm për korrupsionin.

Të fundit shkarkime ishin ato të tetorit 2025,ku nëntë gjeneralë të lartë u hoqën nga detyra me të njëjtin argument.

Këto zhvillime ndodhin pak para nisjes së “Dy Sesioneve”, takimet vjetore të NPC-së dhe të organit këshillimor politik të Kinës, ku mijëra delegatë do të mblidhen në Pekin nga 4 deri më 11 mars.

Gjatë këtyre mbledhjeve, qeveria pritet të paraqesë planin pesëvjeçar dhe objektivat ekonomike për vitin në vijim.

Analistët e shohin këtë valë të re largimesh si një sinjal të forcimit të kontrollit të Xi Jinping mbi ushtrinë dhe strukturat shtetërore, në një kohë kur Kina përballet me sfida të brendshme ekonomike dhe tensione në rritje në arenën ndërkombëtare.