VIDEO/ Tufa masive karkalecash pushtojnë shkretëtirën e Saharasë, përplasen me makinat, shoferët hasin probleme
Shoferët që kalojnë shkretëtirën e Saharasë janë përballur me tufa masive karkalecash, duke pamjen gjatë qarkullimit dhe duke shkaktuar probleme për udhëtarët.
“Ne kaluam përmes disa tufave të karkalecave dhe arritëm të kapnim më të këqijat prej tyre në kamerën time”, tha Salah Abdelhadi, i cili regjistroi videon e cila po qarkullon në rrjet.
Karkalecat, të cilët lëvizin me ndihmën e erërave, mund të udhëtojnë deri në 160 kilometra në ditë. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat dhe veçanërisht karkalecat e shkretëtirës konsiderohen dëmtuesit më shkatërrues migratorë në mbarë botën.
Siç shihet edhe nga videoja, karkalecat kanë “pushtuar” rrugën dhe të tjerat fluturojnë në ajër duke u përplasur me makinat.
Drivers crossing the Sahara encountered massive swarms of locusts slamming into their cars.
— The Washington Post (@washingtonpost) February 27, 2026
“We went through a few intense locust swarms and happened to catch the worst one on my camera,” said Salah Abdelhadi, who filmed the video.
Locusts can decimate cropland, crippling farms… pic.twitter.com/BtUzDPeoN0
