Prishtinë/ Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në nëntor, në pranga një kosovar dhe një serb
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 08:36
Një kosovar dhe një shtetas i Serbisë janë arrestuar në Prishtinë, të dyshuar për përfshirje në falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim, qysh në nëntor.
Sipas policisë, të dyshuarit janë ndaluar për kontroll, kur te ta u gjeten dhe sekuestruan para të gatshme, dokumente të ndryshme, katër telefona celularë dhe një veturë.
Vlera e të hollave të sekuestruara është rreth 20 mijë euro.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”.
