Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesen e EEAS-it, flasin për situatën e sigurisë në rajon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 13:47
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.
Ky takim iu ka ofruar komandatit një mundësi për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon.
“Takimi i ofroi Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”.
