Takimi Prattipati-Maqedonci, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 20:15
E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së bëhet me dije se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në njoftim.
/KosovaPress
