Spiropali takon Kryeparlamentaren e Kosovës: Diskutime për bashkëpunimin dhe për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa u ndal edhe në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.