Sefa: Refuzimi i autorizimit për SPAK, mburojë politike dhe goditje ndaj reformës në drejtësi
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, avokati Indrit Sefa deklaroi se mazhoranca, duke refuzuar kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë, është bërë mburojë politike për një procedim penal dhe ka dëmtuar imazhin e saj si mbështetëse e reformës në drejtësi.
"Mazhoranca refuzoi që të pranonte kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit.
Kjo ishte e qartë, që zonja Balluku mund të hetohet por duke e pasur imunitetin. Çfarë do të thotë?
Ndaj saj nuk mund të caktohet një masë sigurimi, arrest në shtëpi apo arrest në burg, që mund të kërkonte SPAK-u dhe gjykata mund ta miratonte.
Pra, aktualisht sot SPAK edhe gjithë këtë kohë, më saktë SPAK nuk e bën dot një kërkesë drejtuar gjykatës për caktimin e, e një mase tjetër sigurimi.
Sot zonja Balluku ka një masë sigurimi që është ajo ndalimi jashtë, i daljes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe SPAK-u kishte kërkuar që këtë masë ta zëvendësonte me një masë tjetër më të rëndë pasi nevojat e hetimit ishin të atilla që kërkohesh zëvendësimi i masës së sigurimit personal të zonjës Balluku.
Me sa kuptova, mazhoranca e ka refuzuar një kërkesë të tillë të SPAK-ut.
Është, është hera e parë, të paktën në, në 14 vjet apo në 15 vjet në dijeninë time që një kërkesë e tillë refuzohet, pasi edhe më përpara nuk është refuzuar kurrë, po po marr nga ndryshimet kushtetuese për imunitetin, ku në 2012-ën ka ndryshuar dhe ligji për imunitetin dhe ndryshim, patë ndryshime kushtetuese në lidhje me imunitetin parlamentar të deputetëve. Është rasti i parë që kemi një refuzim të tillë të hapur të mazhorancës. Praktikisht mazhoranca ka vendosur që të bëhet mburojë politike për një procedim penal.
Edhe në rastin e zotit Saimir Tahiri, me sa e mbajmë mend të gjithë, prokuroria kërkoi dhënien e autorizimit për arrest në shtëpi apo për arrest në burg. Mazhoranca e refuzoi në atë kohë por autorizoi vetëm kontrollin e banesës dhe kontrollin personal, që ishin dy masa të cilat nuk ishin kërkuar në asnjë rast nga SPAK-u.
SPAK-u vazhdon hetimet, kryen veprime proceduriale të përditshme siç i keni vënë re, janë marrë njerëz në pyetje, janë marrë situata, janë marrë dokumentacione, janë marrë dëshmi, janë marrë deklarime e gjithë me radhë.
SPAK-u vazhdon me hetimet. Kjo nuk e pengon SPAK-un për të kryer hetimin.
Nga informacionet që kemi rezulton që SPAK-u ka dyshime që zonja Balluku ka kryer vepra të tjera penale të një rëndësie që janë më, vepra më të rënda se ajo çka është marrë e pandehur, që është ajo shkelje e barazisë në tendera, dhe këtë e ka pohuar edhe vetë drejtuesi i SPAK-ut dhe prokurori i SPAK-ut në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores
Politikisht mazhoranca i ka rënë edhe gjithë imazhit të ngritur gjithë kësaj kohe sikur ishte ajo mbështetëse e reformës në drejtësi dhe organeve të reja të drejtësisë, praktikisht ka dalë për zbuluar dhe ka dalë ajo që është në të vërtetë, është armiku më i madh i institucioneve të reja të drejtësisë, dhe më i rrezikshmi do të thoja, sepse mazhoranca është ajo çka mund të marri nisma legjislative dhe mund të miratojë ligje, sidomos dhe me numrat që ka në Kuvend", u shpreh Sefa.
Ndiqni intervistën e plotë: