Tirana “shtrëngon duart” me trajnerin Nuhiu dhe "hap krahët" për trajnerin e ri ...
Tirana ka zyrtarizuar largimin e trjnerit Ardian Nuhiu. Klubi ka ndërprerë bashlëpunimin me teknikun, pas rezultateve të dobëta në kampionat. Dy humbjet e fundit, ajo në derbi dhe më pas ndaj Teutës, rezultuan fatale për Nuhiu, i cili drejtoi kryeqytetasit për 18 ndeshje.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.
KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.
Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.
I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”,-shkruan klubi.
Ndërkaq, Tirana njofton se në vend të tij do të jetë pikërisht ai që u përfol javën e kjaluar, Orges Shehi.
NJOFTIMI I KLUBIT BARDHEBLU
????????????????̈???????????????????????? ????????̈ ????????????????̈????????, ???????????????????? ????????????????????!
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.
Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.
Historia jonë e përbashkët flet vetë:
???? Titulli kampion
???? Superkupa e Shqipërisë
???? Një identitet i fortë bardheblu
Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!

