PS reagon ndaj k*rcënimeve të Berishës për selitë/ Balla: Kërkojmë reagim nga autoritetet...

Partia Socialiste i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, ku kërkonte nga kryetarët e PD në rrethe rikonicion të selive të PS, duke paralajmëruar asgjësim të tyre, nëse do të bëhet komplot ndaj demokratëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa publikon thirrjen e ish-kryeministrit, kërkon nga demokratët të mos i binden Berishës në të tilla kërkesa, që sipas tij ndjellin vëlla-vrasje.

“Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij. “

Balla shkon edhe më tej kur thekson se “Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme”, e për këtë ai kërkon reagim e vlerësim nga organet komptetente.