(PAMJE) ARRSH: Aksi Librazhd–Pogradec është i bllokuar plotësisht deri në një njoftim të dytë

(PAMJE) ARRSH: Aksi Librazhd–Pogradec është i bllokuar

Bllokim i qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradec
PREFEKTURA E QARKUT KORÇË njofton qytetarët se qarkullimi në aksin rrugor Librazhd–Pogradec është i bllokuar plotësisht deri në një njoftim të dytë.

PREFEKTURA E QARKUT KORÇË
Njoftim zyrtar.
Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, Drejtoria Qëndër-Lindje, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Korçë për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, informojmë qytetarët se ky segment do të jetë i pakalueshëm deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.
Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë.
Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.
Strukturat e Policisë janë në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve.
Për çdo emergjencë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

LuteMi për publikim me qëllim sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve të respektojnë përcaktimet / orientimet e ndërmara nga strukturat përgjegjëse.

Faleminderit.

(PAMJE) ARRSH: Aksi Librazhd–Pogradec është i bllokuar