VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (21 - 22 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Veriore përfshihet nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura shumë të ulëta. Peloponezi dhe brigjet e Turqisë paraqiten me reshje të pakta shiu.

Ndërsa Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik, Apenin, Ballkani dhe Evropa Lindore dominohen nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i pëerket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, paraqiten më të dendura në Qendër dhe Jug me reshje të pakta shiu e dëbore në zonat malore.

Pasditja sjell përmirësim gradual, ndërsa Juglindja mbetet me reshje të pakta dëbore. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 15°C. Era fryn veriore mbi 45 km/h, me dallgëzim 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e Evropës mbetet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu e dëbore në Balltik, vendet Nordike, Evropën Qendrore dhe Alpe.

Ndërsa Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik, Ballkani dhe Evropa Lindore paraqiten me mot të kthjellët dhe temperatura në rritje graduale.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, mot i qëndrueshëm dhe me diell pritet në ultësirë, ndërsa në zonat lindore malore priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Mundësia për reshje është minimale. Temperaturat luhaten nga -2°C në deri në 16°C. Era fryn veriore mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.