Aksident në Lezhë/ Makina përplas motomjetin, lëndohet një person

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë zonës së Ishull Lezhës. Një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja mes dy mjeteve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit dhe  për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.