VIDEO/ “Po thërrmohet betoni” – Pas kamionëve, bllokohet totalisht aksi Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e urës
ARRSH bllokon totalisht aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, ndërsa thekson se tashmë do të nisë puna për të ndërtuar By Pass.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar u shpreh se shkak është fakti se në urë po thërrmohet betoni, ndaj do ndalohet plotësisht qarkullimi në urë.
ARRSH bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të përdorrin rrugën alternative Maliq-Lozhan-Moglic-Gramsh-Elbasan
NJOFTIM!
Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se:
Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

