FOTO+VIDEO/ Dhjetëra të shoqëruar në polici, mes tyre të mitur! Deputetët e PD-së "zbarkojnë" te Komisariati Nr.1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 22:56
Ditën e sotme, 20 shkurt, pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike, disa deputetë të PD-së janë paraqitur në Komisariatin Nr.1 në Tiranë për t’u ofruar mbështetje dhe ndihmë protestuesve që u arrestuan gjatë veprimtarive të protestës. Deputetët kanë kërkuar informacion mbi gjendjen e tyre.
“Po shkojmë tek komisariati nr 1 ku ka shumë të shoqëruar padrejtësisht”, tha Agron Gjekmarkaj
Mes deputetëve që po shkojnë drejt komisariateve janë dhe Bardh Spahia, Gazment Bardhi.
Mësohet se mes personave të arrestuar ka dhe 3 të mitur.

Ora News mëson emrat e disa prej të shoqëruarve
Mark Filipi
Ndoc Lasku
Francesk Margega
Abdulla Isha
Riza lika
Robert Katuci
Xhemal Barxhi
