Përmbytje rrugësh në Durrës e Obot dhe orteqe në Qafë Thorë/ IGJEO: Java e fundit e shkurtit nis me mot të...
Reshjet e shiut rikthyen problematikën e përmbytjes së rrugëve në Durrës, sikurse në Obot të Shkodrës. Në zonat malore, reshjet ishin në formë deborë, ku ortekët kanë bllokuar qafë Thorën.
Durrësi nuk e prishi traditën e keq!
Këto pamje tregojnë situatën e krijuar në disa zona të qytetit pas reshje të shiut këtë të premte.
Uji mbuloi rrugë duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve e mjeteve
Nuk u raportuan banesa apo biznese të prekura
Më në veri, situata mbetet problematike në Obot të Shkodrës, ku krahas reshjeve ndikojnë edhe Shkarkimet nga hidrocentralet.
Niveli I ujit në rrugë arrin në 30 centimetra dhe lëvizja drejt fshatit mundësohet nga mjetet e larta të ushtrisë.
Deri në pasditen e të premtes, nuk pati raportime për shtëpi të prekura nga uji, por vetëm toka të përmbytura.
Në zonat malore të qarkut të Shkodrës, reshjet janë në formën e dëborës.
Në aksin Bogë -Theth, trashësia ka arritur mbi 50 cm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në zonën e tuneleve, në Qafë Thore, qarkullimi u ndalua për shkak të orteqeve që krijohen nga rritja e temperaturave.
Reshje dëbore ka pasur edhe në aksin në Boboshticë-Dardhë, ndërsa në zona të tjera të vendit, shirat kanë shkaktuar rënie inertesh në rrugë, duke krijuar problematika.
Sinoptikanët paralajmërojnë se kushte të ngjashme atmosferike do të vijojnë.
Java e fundit e shkurtit nis më mot të qëndrueshëm.
