Hodhi kotelet në lumin Thames, dënohet burri me 17 javë burg

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Twickenham, në Londër, ku një 59-vjeçar hodhi tre kotele të vogla nga Twickenham Bridge në lumin River Thames, duke bërtitur “lërini të vdesin”.

Andrew Shephard, i dehur në momentin e ngjarjes, i hodhi kafshët nga një kuti në nëntor të vitit të kaluar. Më vonë ai deklaroi para policisë se “nuk e di çfarë më pushtoi”.

Ai pranoi fajësinë për tre akuza për shkaktim vuajtjeje të panevojshme ndaj një kafshe të pambrojtur dhe u dënua me 17 javë burg, dënim i pezulluar për 18 muaj.

Pavarësisht aktit mizor, të treja kotelet mbijetuan. Dy prej tyre jetojnë në Chiswick dhe e treta është adoptuar në Suffolk.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik britanik, ndërsa shumë qytetarë kanë vlerësuar faktin që kotelet u shpëtuan dhe gjetën shtëpi të reja.