Shia LaBeouf arrestohet në New Orleans gjatë festimeve të Mardi Gras
Aktori amerikan Shia LaBeouf është arrestuar në New Orleans, pasi akuzohet se ka goditur dy persona jashtë një biznesi në Royal Street, gjatë festimeve të Mardi Gras, sipas policisë.
Sipas Departamentit të Policisë së New Orleans, 39-vjeçari u nxor jashtë ambientit në orët e para të së martës, pasi kishte shkaktuar trazira brenda biznesit.
“Pasi u largua nga godina, viktima raportoi se u godit disa herë me grushta të mbyllur nga LaBeouf”, thuhet në njoftimin e policisë. Sipas autoriteteve, aktori u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më pas u kthye duke u sjellë edhe më agresivisht.
Disa persona tentuan ta neutralizonin dhe e lanë të largohej, por ai dyshohet se goditi sërish të njëjtën viktimë në pjesën e sipërme të trupit. Më pas, sipas policisë, LaBeouf ka sulmuar një person tjetër, duke e goditur në hundë.
Ai u mbajt i immobilizuar deri në mbërritjen e policisë. Më pas u dërgua në spital për trajtim të plagëve me natyrë të paqartë dhe u arrestua pas daljes nga spitali.
Sipas të dhënave zyrtare, LaBeouf përballet me dy akuza për “simple battery” (dhunë e lehtë).
