FOTO/ Ribashkim pas Shën Valentin-it? Ish-çifti i BBVK shfaqet sërish bashkë

Pas një ndarjeje që u konsiderua përfundimtare, Leo dhe Lela duket se kanë habitur publikun me një zhvillim të papritur në marrëdhënien e tyre. Dyshja është parë sërish bashkë pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, duke ndezur spekulime për një rikthim të mundshëm të romancës.

Tetori i vitit të kaluar shënoi fundin e lidhjes së tyre, një ndarje që u komentua gjerësisht dhe që dukej se i kishte dhënë fund historisë mes tyre.

Megjithatë, edhe pas ndarjes, Leo dhe Lela vazhduan të flisnin për njëri-tjetrin me respekt në daljet publike dhe intervista, një detaj që mbajti gjallë shpresën e fansave për një ribashkim.

Sipas “Prive by Liberta Spahiu”, çifti është parë bashkë në natën e të shtunës në Dyseldorf, gjatë festimeve të Ditës së Dashurisë.

Një dëshmitare ka rrëfyer se momenti është kapur rastësisht, duke nxitur menjëherë reagime në rrjet.

Sipas “Prive by Liberta Spahiu”, çifti është parë bashkë në natën e të shtunës në Dyseldorf, gjatë festimeve të Ditës së Dashurisë. Një dëshmitare ka rrëfyer se momenti është kapur rastësisht, duke nxitur menjëherë reagime në rrjet.

FOTO/ Ribashkim pas Shën Valentin-it? Ish-çifti i BBVK shfaqet