Cardi B reagon ndaj zërave për ndarje nga Stefon Diggs
Cardi B ka përdorur skenën e turit të saj “Little Miss Drama” për të sqaruar thashethemet rreth marrëdhënies me Stefon Diggs.
Gjatë koncertit të mbajtur më 15 shkurt në “Kia Forum” në Los Angeles, reperja fituese e Grammy-t iu përgjigj spekulimeve se ajo dhe lojtari i NFL-së i kanë dhënë fund lidhjes para Super Bowl-it.
“Vetëm sepse nuk jam me babain e fëmijës tim, nuk do të thotë se ju mund të flisni për të… Kjo është për ty,” u shpreh Cardi nga skena, përpara se të performonte këngën e saj “Pretty & Petty” nga projekti “Am I the Drama?”.
@nashestan one thing cardi is going to stick by her man even if she ain’t messing with him #cardib #littlemissdramatour #stefondiggs #fyp ♬ original sound - <3
Deklarata e saj u interpretua si një reagim edhe ndaj reperes Bia, e cila kishte bërë komente në rrjetet sociale për performancën e Diggs në fushë. Në një postim, Bia ironizoi statistikat e lojtarit, duke nxitur reagime të shumta nga fansat.
Zërat për një krizë në çift u shtuan gjatë festës së Super Bowl-it të organizuar nga Fanatics më 7 shkurt, kur Cardi dha një përgjigje të ftohtë gjatë një interviste. E pyetur për një mesazh motivues për Diggs, ajo u mjaftua me një “Suksese” dhe u largua.
Pak ditë para ndeshjes së madhe, Diggs ishte pyetur në një konferencë për shtyp për mundësinë e një fejese me artisten. Ai u përgjigj me humor se një unazë e Super Bowl-it ishte prioriteti i tij para një unaze fejese.

