Dental Med Austria sfidon tregun/ Zeqja: Teknologji digjitale dhe staf i ri, formula e suksesit në stomatologji
Në një intervistë për Oranews, Mentor Zeqja, Drejtues Teknik i Dental Med Austria dhe Elix Sense Clinic, foli për strategjinë e klinikës dhe rëndësinë e stafit të kualifikuar.
“Ne marrim studentët që përfundojnë studimet dhe bëjnë praktikën tek ne. Kjo u lejon të rinjve të mësojnë me standardet strikte të shkollës austriake dhe gjermane të stomatologjisë,” tha Zeqja.
Ai tregoi gjithashtu konceptin e qendrës “One Stop Shop”.
“Pacienti mund të marrë të gjitha shërbimet, nga diagnostikimi me pajisje Panoramex, te ndërhyrjet kirurgjikale dhe procedurat estetike, pa u lëvizur nga klinika.”- tha ai.
Përsa i përket teknologjisë dhe trajnimeve, Zeqaj u shpreh se mjekët e rinj janë të prirur për teknologjinë më të avancuara.
“Mjekët e rinj janë më të prirur për të përqafuar teknologjitë digjitale dhe teknikat më të avancuara. Ne kemi salla trajnimi dhe mundësi për webinare ndërkombëtare për të qëndruar gjithmonë në kontakt me zhvillimet më të fundit.”- tha ai.
Ai vuri në dukje efektin e pasaparolës.
“Forma më e fuqishme e reklamës për ne ka qenë rekomandimi gojë më gojë. Kur pacientët shohin rezultate konkrete dhe përjetojnë shërbim të respektueshëm, ata kthehen në ambasadorë të markës.”- tregon Zeqja.
