Spitali Amerikan: Krenarë të vazhdojmë partneritetin me ambasadën Britanike në Shqipëri!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 18:39
Spitali amerikan vazhdon partneritetin me ambasadën britanike në Shqipëri edhe për tri vitet e ardhshme.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Spitali Amerikan vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për Chevening Scholarship.
Ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
