“Milano-Cortina 2026”, Dauti dhe Brunga e mbyllin garën në sllallom pas lëshimit të parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 18:56
Skiatoret shqiptare Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfunduan aventurën e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, pas garës së sllallomit për femra.
Semire Dauti nuk arriti të përfundojë lëshimin e parë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës dhe u detyrua të braktisë garën, duke mos regjistruar kohë zyrtare.
Ndërkohë, 17-vjeçarja Lisa Brunga përfundoi zbritjen e saj të parë me kohën 57.58 sekonda, por nuk do të jetë pjesë e lëshimit të dytë, pasi është skualifikuar nga komisarët e garës.
Gara e sllallomit për femra vijon me sportistet e kualifikuara për lëshimin e dytë, që do të përcaktojë renditjen përfundimtare në këtë disiplinë.

