SHPËTONI JETË! FSHF-së dhuron gjak për fëmijët talasemikë!
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Kryqi i Kuq Shqiptar organizuan një seancë dedikuar dhurimit të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Pjesë e kësaj nisme humanitare u bënë punonjësit e administratës së FSHF-së dhe futbolliste dhe duke kontribuar për këtë kauzë jetike.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Kryqi i Kuq Shqiptar zhvilluan një sencë dhurimi gjaku. Kjo nismë synoi të ndihmojë fëmijët talasemikë dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë jetike të dhurimit vullnetar të gjakut.
Teksa dhuroi gjak ish-futbollisti Florian Riza, u shpreh se kjo ishte hera e parë që bëhej pjesë e një nisme të tillë dhe inkurajoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë, sa herë që kanë mundësi.
Pjesë e këtij aktiviteti u bënë punonjësit e administratës së FSHF-së, të cilët iu bashkuan kauzës humanitare duke dhuruar gjak për fëmijët në nevojë.
Përfaqësues të KKSH theksuan se aktivitete të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen. Ky akt përcolli dhe mesazhet për solidaritet dhe mbështetjeje për ata që kanë nevojë.

