SHKËLQEJNË ASANI DHE MITAJ/ Sulmuesi shënon dopietë, mbrojtësi rikthehet në fushën e lojës

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit, Jasir Asani dhe Mario Mitaj, lanë gjurmë mbrëmjen e së martës me skuadrat e tyre. Asani shënoi dopietë, ndërsa paraqitja e Mitajt ishte e shkëlqyer.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare arriti të shënojë dy herë në ndeshjen kundër Al Husein në Championsin Aziatik.

Megjithatë skuadra e tij nuk arriti të kalojë në fazën tejtër të kompeticionit pasi u mposht me rezultatin 3-2.

Asani të parin gol e realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, me goditje alla Panenka.

Ajo që u vu re ishte mënyra se si Asani festoi, duke të kujtuar Kristiano Ronaldon.

Goli i tij i dytë erdhi nga një goditje e bukur nga jashtë zone, duke kaluar sërish skuadrën në avantazh.

Me dy golat e shënuar, shqiptari shkon në kuotën e 13 golave gjatë këtij sezoni në të gjitha sezonet.

Lajm i mirë edhe për Mario Mitajn, që është rikthyer të luajë te skuadra e Al Itihad. Mbrojtësi ishte protagonist në disa episode, dhe më kryesori te një gol i shënuar.

Një krosim i ardhur prej tij, nga e majta e sulmit, u devijua nga kundërshtari dhe topi shkoi në rrjetë.