Nga rikonfirmimi i Armand Dukës te Strategjia 2026-2030/ Riza: Fokusi te rritja e numrit të praktikuesve e ngritja e ekipeve
Në studion e "Sport Fokus", u ftua specialisti i futbollit Florian Riza, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe strategjinë për të ardhmen.
Ai analizoi rikonfirmimin e Armand Dukës për një mandat të shtatë në krye të FSHF-së dhe rëndësinë e Strategjisë së Futbollit 2026-2030, që synon rritjen e numrit të praktikuesve, përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e ekipeve kombëtare të moshave.
“Mungesa e një rivali nuk e zbehu rëndësinë e momentit. Fokusi tani është te strategjia, jo individët.”- tha Florian Riza.
Riza vuri në dukje sukseset e Shqipërisë në dekadën e fundit, duke përfshirë organizimin e finales së Conference League dhe përzgjedhjen për finalet e Kampionatit Europian për grupmoshat U17 dhe U21.
Një pjesë e veçantë e diskutimit ishte futbolli i femrave, ku Riza theksoi nevojën për barazi dhe zhvillim të vazhdueshëm, duke përmendur Kombëtaren që tashmë garon në Ligën B të Nations League.
“Futbolli i vajzave është prioritet absolut. Sfida e radhës është krijimi i gardës së trajnerëve femra për të shtrirë sportin në gjithë Shqipërinë.”- u shpreh ai.
Analisti nënvizoi rëndësinë e trajnerëve dhe infrastrukturës për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe mundësi të barabarta për të gjitha vajzat që dëshirojnë të luajnë futboll.
Intervista e plotë:

