VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (18 - 19 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës mbetet me mot të paqëndrueshëm. Reshje të dendura dëbore paraqiten në Balltik, Evropën Verilindore dhe zonën e Alpeve, ndërsa brigjet e Turqisë përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi ere. Ndërkohë Ballkani, gadishulli Iberik paraqiten me mot të kthjellët, por të ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me kthjellime dhe mot të ftohtë, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të pakta shiu e dëbore pas mesnate. Temperaturat luhaten nga -4°C deri në 12°C. Era fryn verilindore mbi 50 km/h, me dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme . Cikloni i Islandës sjell mot të paqëndrueshëm në Britaninë e Madhe dhe Europën Veriperëndimore. Europa Qendrore pritet me reshje më të pakta, ndërsa Europa Lindore përfshihet nga stuhi dëbore. Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Europa Veriore paraqiten me mot të kthjellët dhe të ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Mbrëmja sjell shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C. Era fryn jugore mbi 70 km/h, me dallgëzim 6 ballë.

