'Sterilizimi'/ SPAK kërkon 10 vite burg për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn. Përfundon mbrojtja e të pandehurve, DATA vendimit
SPAK ka kërkuar nga 10 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, por në rast se shpallen fajtor do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi u konvertohet në 6 vjet e 8 muaj burg.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkoi 3 vjet e 6 muaj burg për 3 ish-zyrtarët, Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini.
Të pandehurit Serjanaj dhe Kadiu nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet 2 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Mersinit 4 vjet shërbim prove.
Për mjekun Arben Gjata, SPAK kërkoi që dënimi me 1 vit e 4 muaj burg t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Po ashtu edhe për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u kërkua 2 vjet shërbim prove.
Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj po gjykohet i veçuar nga 8 të pandehurit e tjerë pasi nuk kërkoi gjykim me procedurë të shkurtuar.
Mbrojtja e të pandehurve përfundoi sot, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 4 mars nga Gjykata e Posaçme.
