Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, ja për çfarë do të pyetet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 12:38
Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të pyetur drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona.
Mësohet se thirrja e Kokonës është firmosur nga prokurori Dritan Nushi.
Burime bëjnë me dije se Kokona do të pyetet për një kallëzim ndaj saj, në cilësinë e personit në dijeni.
