Noka në ‘Ali Dem’: Në 20 të gjithë në shesh, ai që vjedh mundimet e një populli të varfër është kusari më i pështirë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar një takim në zonën e ‘Ali Dem-it’ në Tiranë, për organizimin e protestës së 20 shkurtit.

‘Pak ditë na ndajnë nga dalja jonë masive përpara kryeministrisë, aty ku Edi Rama ka nënshkruar vjedhjet’, shkruan Noka.

Reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

‘Ali Demi’, Tiranë

Takimi i sotëm në Degën 1 është vazhdimësi e përgatitjeve organizative që PD ka ndërmarrë për masivizimin e pjesëmarrjes në protestën e 20 shkurtit.

Pak ditë na ndajnë nga dalja jonë masive përpara kryeministrisë, aty ku Edi Rama ka nënshkruar pam-pam-pam vjedhjet e qindra miliona eurove në kurriz të popullit më të varfër në Europë.

Ai që vjedh mundimet e një populli të varfër është më i pështiri ndër kusarë dhe meriton të gjunjëzohet me ceremoni.

20 shkurt, ora 18:00