Ndryshimet në Kodin e Procedurës/ Sefa: Nuk shoh qëllim të fshehtë në vonesën e vendimit, afati është 15-ditor
Avokati Indrit Sefa ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ku komentoi ndryshimet e miratuara me 84 vota në Kodi i Procedurës Penale dhe çështjen e publikimit të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në Fletoren Zyrtare.
Ai diskutoi mbi shpejtësinë e miratimit të ndryshimeve në seancën e së enjtes dhe afatet procedurale për hyrjen në fuqi të ligjit.
Sefa shpjegoi se pas publikimit në Fletoren Zyrtare, ligji ka një afat 15-ditor përpara se të marrë efekt.
“Ka 15 ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare. Pasi kalon ky afat, ligji hyn në fuqi,” u shpreh ai.
Gjithashtu avokati shtoi se vonesa e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sefa sqaroi se vendimi duhet të zbardhet brenda 30 ditëve.
“Brenda 30 ditëve duhet zbardhur dhe është brenda afatit ligjor për t’u arsyetuar,” tha ai, duke shtuar se publikimi bëhet sapo të përfundojë procesi i zbardhjes.
I pyetur nëse ka arsye tjetër për mosbotimin e vendimit në Fletoren Zyrtare, ai u shpreh se nuk sheh prapavijë në këtë proces.
“Nuk besoj se ka ndonjë qëllim të fshehtë nga vonesa. Është çështje afatesh procedurale,” u shpreh Sefa.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
