Miratohet kalendari i punimeve për Reformën Territoriale, fleksibilitet i dakordësuar mes partive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 17:31
Pavarësisht debateve, përfaqësuesit e opozitës dhe të maxhorancës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale gjetën dakordësinë për kalendarin e punimeve, i lënë me konsensus për tu diskutuar e miratuar në këtë mbledhje.
Demokratët kërkuan në tryezë, që të mos ketë afate të ngurtësuara si për ekspertët, ashtu edhe për vetë punën e këtij komisioni.
Kjo kërkesë u dakordësua edhe nga përfaqësuesit socialist në komision.
Debate pati edhe në fund të komisionit, çka solli në një ndërprerje të tij.
Pas një diskutimi mes dy bashkëkryetarëve, u miratua kalendari i punimeve, me një shënim, që kalendari nuk është strikt, por nëse do të duhet të ndryshojë gjatë rrugës, kjo të bëhet thjeshtë me kërkesën e njërës prej palëve.
