“Kur heshtja flet” - Kryeministri Rama tregon si u kërcënua Vjosa Osmani: Kërkuan të kontrollonin zyrën e Presidentit

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka treguar se presidentja Vjosa Osmani prej dy vitesh ka qenë e kërcënuar për të lejuar një kontroll në zyrën e Presidentit për të kërkuar të ashtuquajturat "prova" për krimet e supozuara të bërë kundërnjerëzimit.

“Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarojse por u armatosën kundër një politike shfarosëse. Nuk u armostën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj por për të hequr qafe sundimin e huaj në tokën e tyre. Faktikisht ata vetë me dorën e tyre e votuan në parlamentin e Kosovës një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarëve Kosovën.

Dhe, faktikisht sot jemi në kushtet kur ka marrë formë thuajse përfundimtare pasi fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë jetësimi i të cilëve ka nsiur me raportimin famëkeq të Dick Martyt që mos gjettë prehje atje ku është për trafikim organesh nga udhëheqja e UÇK. Ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësuesit e Putin në KE.

Sot për turpin e vet KE nuk gjen ta shikojë këtë plan pasi asnjë lloj trafiku organesh nuk është bërë në asnjë formë. Plani ka vazhduar më tej me një proces që ka marrë jetë ditën kur presidenti ishte nisur për në Uashington.

Është kthyer nga rruga e një takimi ku do të hidhej një hap tjetër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kujdesin e presidentit Trump, pasi forcat e tjera nuk dëshironin të ndodhte ajo gjë.

Që nga ai moment presidenti i Kosovës është marrë peng.

Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovë por jo për mua që presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të presidentit se medek do kërkonin aty provat e gjoja krimeve kundër njerëzimit.

Kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha Rama.