VARËSIA NGA DR*GA/ Hysenaj: Gjithçka nis kurioziteti, adoleshentët më të rrezikuarit
Në Shqipëri, por jo vetëm, çdo ditë ka histori që nisin me një cigare të parë në adoleshencë dhe përfundojnë në varësi të fortë nga drogat e forta.
Shumë prej përdoruesve të drogës e nisin si kuriozitet, si presion shoqëror apo si arratisje nga problemet familjare e sociale. Por rruga shpesh bëhet e pakthyeshme pa ndihmë profesionale.
Në një Qendër Rehabilitimi në kryeqytet, individë të moshave të ndryshme trokasin në derë pasi kanë humbur kontrollin mbi jetën e tyre.
Drejtori i qendrës, Orges Hysenaj, tregon se shumica e përdoruesve të drogës e shohin qendrën si zgjidhjen e fundit, jo të parën.
Hysenaj thotë se programi i rehabilitimit është rezidencial dhe zgjat 12 muaj.
Ai nuk fokusohet vetëm në ndërprerjen e përdorimit të drogës, por në ndryshimin e plotë të stilit të jetesës
Hysenaj thotë se adoleshentët mbeten grupi më i rrezikuar dhe varësia shpesh nis me duhanin, kalon te alkooli dhe më pas te substancat narkotike. Sa më herët të fillojë përdorimi, aq më e vështirë bëhet dalja nga cikli i varësisë.
