Shtetet evropiane thanë se Rusia h*lmoi Navalnyn/ Moska: Propagandë Perëndimore
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i ka hedhur poshtë pretendimet se Alexey Navalny është helmuar me një toksinë vdekjeprurëse. Me anë të një reagimi, ajo i quan këtpo deklarata mashtrim dhe propagande perëndimore.
"Kur rezultatet e testeve të jenë të disponueshme dhe formulat për substancat të zbulohen, ne do të komentojmë në përputhje me rrethanat. Deri atëherë, të gjitha pohimet e tilla janë thjesht propagandë që synon të largojë vëmendjen nga çështjet urgjente perëndimore.
"Pikërisht kur hetimi për shpërthimet e Nord Stream ishte gati të jepte rezultate, papritmas helmimi i Navalny-t vihet në qendër të vëmendjes. Kur u pyetën për rezultatet e testeve të Navalny-t, zyrtarët perëndimorë qarkulluan histori sensacionale rreth Skripalëve. Ky model vazhdon i pandërprerë," deklaroi Zakharova.
Më 14 shkurt, Gjermania, Britania, Holanda, Suedia dhe Franca lëshuan një deklaratë të përbashkët duke pretenduar se Navalny dyshohet se është helmuar me epibatidinë, një toksinë që rrjedh nga lëkura e bretkosës helmuese ekuadoriane. Përfundimi i tyre thuhet se është bazuar në analizat e mostrave biologjike të Navalny-t. Këto vende akuzuan Rusinë për shkelje të Konventës për Armët Kimike në lidhje me incidentin.
