Zvicra konfirmon bisedimet SHBA-Iran në Gjenevë! Çfarë kërkojnë palët dhe ndërmjetësit

Zvicra njoftoi sot rifillimin e negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë javën e ardhshme.

Me Uashingtonin që i kërkon Teheranit të arrijë një marrëveshje që synon kryesisht kufizimin e programit të tij bërthamor.

“Sulltanati i Omanit do të organizojë bisedime midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë javën e ardhshme. Zvicra i mirëpret dhe i mbështet këto bisedime”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme zvicerane për AFP-në.

Tensionet mes dy vendeve kanë arritur kulmin, teksa presidenti Trump ka dërguar dy aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik, teksa negociatat e para dështuan, pasi Irani refuzoi propozimet.