EMRI/ Atentat shqiptarit në Pisa brenda në makin, ndërron jetë 25-vjeçari. Ja detajet e para

NJë ekzekutim mafioz ka ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në zonën e Pizës. Në Montecalvoli, fshat i komunës Santa Maria a Monte, një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, Kevin Muharremi, është vrarë me armë zjarri.

Për ngjarjen po hetojnë karabinierët, ndërsa raportohet se viktima, me origjinë shqiptare, është goditur nga një breshëri plumbash ndërsa ndodhej në makinë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer nga një automjet tjetër që i është afruar paralelisht.

Dinamika

I riu është goditur me një plumb në qafë ndërsa ndodhej në një makinë me dy miq të tjerë: ai ishte ulur në sediljen e përparme të pasagjerit. Karabinierët po përpiqen të rindërtojnë motivin: nga sa ka dalë deri tani, duket se krimi mund të ketë ndodhur në kulmin e një sherri.

Autori i dyshuar ndodhej së bashku me një person tjetër në një makinë tjetër, e cila më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Hetuesit po shqyrtojnë kamerat e sigurisë në zonë, përfshirë edhe ato për leximin e targave të automjeteve. Karabinierët e njësisë hetimore po marrin në pyetje gjithashtu disa dëshmitarë.