Planifikuan një s*lm në Manchester, dënohen me burgim të përjetshëm dy xhihadistët në Angli
Dy persona të cilët kishin planifikuar një sulm terrorist kundër komunitetit hebre në Manchester, janë dënuar me burgim të përjetshëm në Angli. Mediat shkruajnë se nëse policia nuk do të pengonte planet e tyre, numri i viktimave mund të kishte qenë shumë më i lartë se masakra e dhjetorit me 15 të vdekur në Sidnei, Australi.
Autorët janë Walid Saadawi, 38 vjeç dhe Ammar Hussein, 52 vjeç. Sipas prokurorisë, të pandehurit ishin betuar për besnikëri ndaj organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik, i cili synonte të vriste sa më shumë hebrenj me kallashnikov.
Plani i dy të pandehurve kryesorë në çështje ishte të gjenin një grumbullim hebrenjsh që mund të sulmoheshin së bashku me një person të tretë, i cili besohet të quhet "Farouk". ëalid Saadaëi dhe Ammar Hussein u arrestuan sepse "Farouk", për të cilin ata mendonin se donte të vriste qindra njerëz të pafajshëm, ashtu si ata, ishte në fakt një polic i fshehtë.
Gjithashtu u arrestua në të njëjtin rast 37-vjeçari Bilel Saadaëi, vëllai i ëalid i cili u dënua me 6 vjet burg për fshehje të informacioneve rreth akteve terroriste. Ai nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në sulm, por thuhet se kishte marrë para nga vëllai i tij për t'u kujdesur për familjen e tyre pas vdekjes së Walid, i cili ishte i vendosur të bëhej dëshmorë.
