Grabiti 2 mln lekë në bankë, Bardhyl Fusha në polici: Jam i zhytur në borxhe
“...isha ndërtues, por tani jam zhytur në borxhe financiare, ndaj u detyrova të bëj një veprim të tillë...”, janë këto fjalët e parë të dëshmisë së Bardhyl Fushës, i cili mesditën e sotme tentoi grabtijen e filialit të Fibank në Tiranë.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici ndërtuesi nga Gramshi, ka pretenduar se në Tiranë ka hapur tre biznese me objekt ndërtimi si “DBF 2012”, një biznes si person Fizik me emrin “Bardhyl Fusha” të hapur në vitin 2004 dhe një biznes tjetër të hapur fillimisht si aksioner i vetëm “2D Construction” dhe më pas i ndryshuar në “VZ-Invest” të regjistruar në muajin Mars 2023 së bashku me shtetasin Vesjon Zela.
Në të tre këto biznese, Bardhyl Fusha, ka falimentuar për shkak të borxheve, ndaj ditën e sotme ka zgjedhur që përmes grabitjes së bankës, të shlyente detyrimet financiare që ka pasur me kreditorët.
Plani i grabitjes ka qenë totalisht amator dhe Bardhyl Fusha, nuk ka vendosur as një maskë në kokë për të fshehur identifikimin e tij.
Bardhyl Fusha është biznesmen në fushën e ndërtimit, dhe sipas tij borxhet e shumta e cuan të ndërrmerte këtë akt.
Autori është futur brenda bankës me një çantë të zezë, ku në të kishte futur dhe kallashnikovin.
Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.
Menjëherë te arka ka arritur që të marrë shumat e parave.
Ka një një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qënë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës. Menjëherë i është sekuestruar çanta ki brenda saj janë gjetur lekët dhe arma e zjarrit.
Sipas deklareve të punonjësve të bankës janë marrë diku te 2 mln lekë të reja.
Sapo policia mori dijeni për grabitjen e një banke, shefi i Rendit i Komisariatit Nr. 2, Arben Bakalli, së bashku me dy punonjës të tjerë, rrethuan zonën dhe neutralizuan grabitësin.
Autori ishte i armatosur me dy kallashnikov. Gjatë ndalimit, ai nuk dha asnjë deklaratë. Aktualisht ndodhet i ndaluar në Komisariatin Nr. 2, ku do t’i merret dëshmia më pas.
